TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shkurt 2024, 16:04

PS merr të dhënat e CENS; shpopullimi në shifra të frikshme, patronazhistët vërsulen me “kulaç e kërbaç” për vota

Shkruar nga Pamfleti

PS merr të dhënat e CENS; shpopullimi në shifra të frikshme,

Pasi kanë marrë të dhënat nga INSTAT, çdo drejtuesi e grupi politik që caktoi Babloku në Asamblenë e PS, i janë dhënë databaze-t e njësive të banimit, me emrat konkret dhe të dhënat personale të çdo banori e biznesi që ka mbetur në Shqipëri; të cilëve, deputetët, ministrat, drejtorët e patronazhistët, do t’u vërsulen me premtime e kërcënime për vota...

Në vend që INSTAT, sipas Ligjit Nr. 17/2018 dhe Ligjit Nr. 140/2020, t’i publikonte të dhënat e CENS-it brenda datës 30 nëntor 2023; drejtoresha Elsa Dhuli, pa dhënë asnjë shkak, deklaroi se të dhënat do publikohen në muajin qershor 2024.

Këtë falsifikim, INSTAT ka nisur të bëjë, për të nxjerrë ato shifra që i ka thënë Babloku, me qëllim që të fshehë shpopullimin nga varfëria ekstreme; pakësimin drastik të bizneseve të vogla e të mesme, por dhe transferimin e afro 20% bizneseve të mëdha jashtë vendit, për shkak të korrupsionit qeveritar e pasigurisë.

Në informacionin e “Pamfletit”, të siguruar nga burime brenda Ministrisë së Financave, që është pjesë e ekipit për përpunimin e të dhënave të mbledhura, thuhet së shifrat e numrit të popullsisë e bizneseve gjendje në Shqipëri, janë nxjerrë më 15 dhjetor 2023,

Po pasi Bablokut iu bë e ditur, se largimet janë sa afro 50% e numrit të “CENS 2011”, urdhëroi  që ato të falsifikohen e pasqyrohen, sipas të dhënave që i janë dhënë nga “laboratori” i PS-së.

Qysh në fillim të dhjetorit 2023, PS ka marrë të dhënat faktike të “CENS 2023”, sipas databaz-it në shkallë vendi dhe sipas databaze-ve për çdo komunë, bashki, rreth e prefekturë, siç mori databaz-in me të dhënat personale të shqiptarëve e ia dha rrjetit të patronazhistëve.

Nëse të dhënat e falsifikuara të CENS-it, që do publikohen në muajin qershor, Bablokut i duhen për të fshehur realitetin e braktisjes masive së Shqipërisë; të dhënat faktike që ka marrë nga INSTAT, do t’i shërbejnë për të ndërtuar skemën e re të fushatës së zgjedhjeve 2025.

Mbi të dhënat faktike të “CENS 2023”, u mblodh Asambleja e PS dhe ka nisur ri-organizimin për fushatën, duke ndërruar drejtuesit në zona; ngaqë e di se largimet nga Shqipëria, kanë krijuar boshllëqe numerike e propagandistike në zona, sidomos në bastionet e “Rilindjes”.

Pasi Babloku u njoh me faktin, që nga Shqipëria janë larguar shumë drejtues organizatash, patronazhistë dhe votues të “Rilindjes” e biznese lokale që financonin për vota; urdhëroi krijimin e rrjetit të ri të patronazhistëve, mbi bazën e të dhënave faktike që ka nxjerrë CENS-i.

Çdo drejtuesi e grupi politik që caktoi Babloku në Asamblenë e PS-së, i janë dhënë databaze-t e çdo zone e njësie banimi, me emrat konkret dhe të dhënat personale të çdo banori, familjeje e biznesi që ka mbetur në Shqipëri.

Më këto të dhëna që kanë në dorë, grupet e PS do krijojnë një regjistër të banorëve për çdo zonë, me të dhënat konkrete aktuale për vendet e punësimit, emrat e të papunëve, me kërkesat që kanë, si dhe për bizneset; të cilëve, deputetët, ministrat, drejtorët dhe patronazhistët, do t’u vërsulen me çeqe, punësime, legalizime, ushqime, premtime e kërcënime për vota.

Ndërsa shefat e INSTAT bashkë me “ustallarët” e PS, po vazhdojnë falsifikimin e të dhënave të “CENS 2023”, të cilat po përpunohen jashtë zyrave të INSTAT nga një grup privat; siç deklaroi më 7 shkurt 2024 te “TV-Klan”, Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike./Pamfleti

cens shpopullimi patronazhistët partia socialiste

Lini një Përgjigje