
Në Apelin e Përgjithshëm pritet të nisë seanca për Arbër Paplekajn i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021.
Ish-efektivi i RENEA-s kundërshton dënimin me 22 vite burg të dhënë nga Gjykata e Elbasanit.
Në korrik të vitit të shkuar Gjykata e Elbasanit dënoi me 22 vite burg Arbër Paplekajn, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në vitin 2021, 4 ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Gjatë seancës për dhënien e pretencës, organi i akuzës kërkoi 25 vite burg për ish-komandon.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan më 21 prill 2021, ku Arbër Paplekaj si pjesë e Strukturës së Mbrojtjes së Votës të ngritur nga partia Demokratike, u përplas me mbështetësit e Partisë Socialiste dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Pjerin Xhuvani, si dhe u plagos efektivja Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë.
Lini një Përgjigje