TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shkurt 2024, 11:11

Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija

Shkruar nga Pamfleti
Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija
Admir Abrija

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Dorëheqja e Admir Abriajt nga posti i Drejtorit të Burgjeve është komunikuar para disa ditësh.

Dorëheqja pritet të kalojë në mbledhjen e qeverisë, ndërsa akoma nuk bëhen të ditura motivet e këtij vendimi dhe se kush pritet ta zëvendësojë atë.

Abrija mori drejtimin e burgjeve me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, më dhjetor të vitit 2021 pas lirimit nga detyra të Agim Ismailit.

admir abrija jep dorëheqjen drejtori i përgjithshëm i burgjeve

Lini një Përgjigje