TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shkurt 2024, 09:59

Eksperti i Sigurisë ngre alarmin: 800 mijë të vetëvrarë për shkak të kërcënimeve në rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti

Eksperti i Sigurisë ngre alarmin: 800 mijë të vetëvrarë

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa ka folur për ngjarjet e rënda të cilat kanë tronditur opinionin publik kohët e fundit, teksa tha se numri i të vetëvrarëve ka arritur në 800 mijë në botë.

Softa thekson se rastet e vetëvrasjeve për shkak të bullizimit apo presioneve në rrjete sociale janë kthyer në problem ditor.

“Nuk është rasti i parë, as i fundit, rastet e vetëvrasjeve për shkak të bullizimit, apo presioneve që vijnë për shkak të rrjeteve sociale, janë bërë probleme ditore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të botës dhe numri i të vetëvrarëve ka arritur në 800 mijë, çdo 4 minuta kemi një vetëvrasje, kjo ka ndodhur pas covid”, tha eksperti në një lidhje me skype në “Breaking”.

 

eksperti i sigurise 800 mije te vetevrare kercenime rrjete sociale

Lini një Përgjigje