Skerdjan Dhuli, ish-zëdhënësi i Fredi Belerit ka rrëfyer se Fredi Belerit i është ofruar një pakt nga njerëzit e kryeministrit Edi Rama.
Dhuli tha se Belerit i është thënë që duhet të japë dorëheqjen, që të dalë nga burgu, në të kundërtën do të vijojë të mbetet në qeli.
“Aty ku është në burg, i kanë ofruar paktin “jep dorëheqjen del nga burgu” dhe përgjigja e tij ka qenë “i vdekur këtu dhe dorëheqjen nuk e jap”, ka thënë Dhuli për A2 CNN.
Ai këmbëngulë se në këtë pakt ka gisht edhe gjykata, që sipas tij i bindet verbërisht qeverisë.
“Dhe unë ju garantoj nëse e bind unë dhe të tjetër që të japë dorëheqjen nesër, në gjyqin e28 shkurti avokati i tij nuk duhet ta mbrojë se Gjykata do e lirojë”, tha ai.
Mirëpo, në fund ka theksuar se Beleri është i palëkundur që të japë dorëheqjen.
SPAK ka dhënë dje pretencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, i cili akuzohet për blerje votash.
Ndërkohë për Pandeli Kokaveshin u kërkua dënimi me 2 vite burgim, i cili u konvertua me 4 vite shërbim prove. Kjo masë për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.
Lini një Përgjigje