Eksperti Ervin Karamuço ka folur për vizitën e Sekretarit të Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë.
Sipas ekspertit, ardhja e Blinken në Shqipëri do sjellë furtunë arrestimesh.
'SPAK është një institucion që ka një kompetencë për çfarë veprash penale mund të nisë hetimet; ndaj kujt funksionarëve që janë krimi i organizuar dhe korrupsioni. Do presim, sepse SPAK do ketë goditje të tjera. Po të them një sekret: Para një muaji, takoja personazhe që lidhen me organet ligjzbatuese dhe i pyesja: çfarë do ndodhi, sepse ka një qetësi që prej nëntorit. Më thoshin “pas 16 shkurtit”. Para një jave e kuptova pse ishte kjo datë, lidhet me ardhjen e Blinken në Tiranë. Blinken do takohet me zotin Dumani dhe me funksionarë të tjerë, me shërbimet informative dhe drejtorinë e burgjeve në një darkë që do zhvillohet në ambiente e Ambasadës Amerikane. Pas kësaj do jepen orientime dhe besimi që të vazhdohet linja që SPAK ka nisur', tha Karamuço.
Ndërsa për situatën alarmante të vrasjeve dhe vetëvrasjeve në Shqipëri, eksperti paralajmëroi gjithashtu se do të ketë një operacion “Metamorfoza 3”
Eksperti i kriminalistikës u pyet gjithashtu nëse ka politikanë që janë pjesë e përgjimeve të aplikacionit Sky.
Karamuço preferoi të mos japë detaje por pohoi se: “Sky do jetë një zgjidhje e mirë që do vërë pikat mbi “i” për shumë prej roleve të politikanëve, policëve, organeve doganore, hipotekave etj”.
Ai tha se edhe pas dekriptimit të aplikacioneve si Sky dhe Encrochat ka aplikacione të tjera që po përdoren nga kriminelët. “Është një prodhim i Maltës që përdoret në Itali dhe ka hyrë edhe në Shqipëri”, theksoi ai.
“Për teknologjinë që ka ardhur sot, për SPAKu-un dhe organet ligjzbatuese do jetë e pamundur edhe që të bisedosh në det, sepse edhe aty përgjohesh. Kemi sot aparatura që edhe në det përgjohesh. Është bërë një tender 400 milionë leke për këto pajisje, pajisje depërtuese që edhe pas tre muresh të jesh, ti mund të përgjohesh”., tha eksperti.
Lini një Përgjigje