TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2024, 13:53

Vizita e Blinken në Tiranë, KASH apel: Diplomatit amerikan t’i adresohen çështjet urgjente të shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
Vizita e Blinken në Tiranë, KASH apel: Diplomatit amerikan t’i
Antony Blinken

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken që vjen ditën e nesërme (15 Shkurt) në Tiranë.

KASH thotë se vizita e Sekretarit Blinken në Shqipëri përfaqëson një moment kyç solidariteti dhe angazhimi nga Shtetet e Bashkuara në adresimin e çështjeve urgjente që prekin jo vetëm Republikën e Shqipërisë, por edhe të gjithë shqiptarët në rajon.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet vizitën e Sekretarit Blinken në Shqipëri dhe beson se ajo nënvizon angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për të qëndruar pranë Shqipërisë dhe gjithë rajonit, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e tyre.
Ne besojmë se angazhime të tilla diplomatike përforcojnë lidhjet e forta të miqësisë dhe bashkëpunimit, si vende partnere strategjike, anëtarë të NATO-s dhe kontribues për paqen dhe stabilitetin.
Vizita e Sekretarit Blinken në Shqipëri përfaqëson gjithashtu një moment kyç solidariteti dhe angazhimi nga Shtetet e Bashkuara në adresimin e çështjeve urgjente që prekin jo vetëm Republikën e Shqipërisë, por edhe të gjithë shqiptarët në rajon.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë apelon se nevojitet një fokus më i madh në zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës duke vendosur autoritet shtetëror në mbarë vendin, si dhe duke mbeshtetur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
KASH vlerëson partneritetin e fortë strategjik me SHBA-në dhe vlerëson përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet, për të ndërtuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar një shoqëri demokratike.

antony blinken vizita në shqipëri

Lini një Përgjigje