
Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatën e Tiranës kërkesën për masën e sigurisë ndaj Altin Çokut i arrestuar disa ditë më parë.
Ai akuzohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e një 27-vjeçareje pasi i ka publikuar foto intime në rrjetet sociale.
39-vjeçari Altin Çoku, ka deklaruar në polici se foton e cila dyshohet se çoi drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren në Kamëz, nuk e ka shpërndarë ai, por një shok.
Çoku ka thënë se pamjet e tij në momente intime me të renë e ka bërë vetë vajza dhe më pas ia ka dërguar atij.
Kujtojmë se 27-vjeçarja në Kamëz, u hodh nga kati i katërt i një ndërtese, duke gjetur vdekjen.
Lini një Përgjigje