
Lulzim Salillari, edhe pse administrator në letra, nuk ka asnjë lidhje me punët e zeza të kompaninë. Kur Pëllumbi ndërtonte pallatet pa leje në Tiranë, Lulzimi luante domino.
E kemi paralajmëruar prej disa muajsh për një pazar për të shpëtuar oligarkun me natyrë mafioze Pëllumb Salillarin, i cili ka ndërtuar disa pallate pa leje në Tiranë, me qëllim fitimi.
Për t’i futur duart në punët e pista, Salillari kishte caktuar si administrator të kompanisë vëllanë e tij, Lulzim Salillari, ndërsa fitimet e punëve të pista i merrte vetë ish fatorinoja i autobusit të Beratit i kthyer në olirgark.
Pas dy vite hetime, Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur ish-administratorin e shoqërisë ‘Salillari’, Lulzim Salillari, të cilin Pëllumb Salillarin e ka zëvendësuar me Bledar Starovën, si kurbanin e radhës.
Kjo nuk është drejtësi dhe hetim, por është një pazar për të shpëtuar oligarkun Pëllumb Salillarin, i cili është përfituesi i ndërtimeve pa leje.
Lulzim Salillari, edhe pse administrator në letra, nuk ka asnjë lidhje me punët e zeza të kompaninë. Kur Pëllumbi ndërtonte pallatet pa leje në Tiranë, Lulzimi luante domino. Ai firmoste ndonjë letër që i paraqiste Pëllumbi.
Nga ana e tij, Lulzimi, një ish ushtarak në pension, nuk do të bëjë burg për shkak të moshës. Me shumë gjasa, Lulzimi do dënohet me shërbim prove nëse Pëllumbi nuk do të korruptojë gjyqtarin.
Në nëntor 2022, qeveria, përmes Këshillit Kombëtar të Territorit vendosur t’i sekuestrojë Salillarit një objekt me sipërfaqe rreth 20 mijë metër katror dhe me një vlerë afro 12 milionë euro. Pallati është ndërtuar pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë. Por, Salillari i kishte shitur hyrjet. Megjithatë, oligarku e ribleu objektin me çmim 10-fish më lirë.
Pëllumb Salillari ka marrë vitet e fundit edhe 200 milionë euro tenderë publikë, duke ndarë 10-20 % të shumës me ministra, drejtorë dhe kryetarë bashkie.
Ambasada Amerikane, Britanike dhe Delegacioni i BE në Tiranë kanë informacion të detajuar për veprimtarinë korruptive të Pëllumb Salillarit. /Prapaskena
Lini një Përgjigje