TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shkurt 2024, 17:51

Rrahu për vdekje Armand Meshaun, prokuroria merr të pandehur djalin e anëtares së KLP

Shkruar nga Pamfleti

Rrahu për vdekje Armand Meshaun, prokuroria merr të pandehur djalin e

Rei Meta, djali i prokurores dhe anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti, është marrë i pandehur nga organi i akuzës në Vlorë për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Në datën 7 gusht 2023, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, Rei Meta u konfliktua me shtetasin Armando Meshau, brenda një qendre interneti.

Të dy janë konfliktuar fillimisht verbalisht dhe më pas Rei Meta e ka qëlluar me grushte Armando Meshaun, duke bërë që ai të rrëzohej pa ndjenja mbi karrige dhe të ndërronte jetë.

Pavarësisht ndihmës së parë, inxhinieri 55 vjeçar ndërroi jetë.

Nga hetimet rezultoi se Rei Meta i kishte premtuar Armando Meshaut se do ta ndihmonte për të zgjidhur një problem në një prej pronave që ai kishte përkundrejt një shpërblimi monetar. Pas disa kohësh Rei Meta ka zbuluar se Armando Meshau e kishte marrë pronën që ata kishin biseduar dhe vazhdimisht i kërkonte paratë që i kishte premtuar.

Pas ngjarjes u bë me dije fakti se 33-vjeçari është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta (Seiti), emri i së cilës qarkulloi gjerë në media vitin e kaluar, pasi votoi kundër Altin Dumanit, i cili sot mban postin e kreut të SPAK.

rei meta vrasje nurihan seiti

Lini një Përgjigje