TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 12:13

Rritja e nivelit të lumit Vjosë, banori merr qenin në krahë dhe e shpëton nga përmbytja

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e nivelit të lumit Vjosë, banori merr qenin në krahë

Teksa niveli i ujit të lumit Vjosa vijon të rritet, banorët e zonave pranë shtratit të lumit, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave, kanë nisur evakuimet parandaluese.

Një banor ka marrë qenin në krahë duke e shpëtuar nga përmbytjet. Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara.

Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosa, Emergjencat Civile kanë dhënë urdhër të menjëhershëm evakuimi për banorët e Novoselës. Banesat janë rrezikuar për shkak të reshjeve të shumta që kanë përkeqësuar situatën.

Evakuimi do të realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefektin e qarkut dhe strukturat e emergjencave në bashki. Prioritet do të kenë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e izoluara. Bashkia e Vlorës do të kryejë strehimin e banorëve.

Lini një Përgjigje