TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2026, 10:46

Aksident në Rrugën e Arbrit, borëpastruesja përplas 3 makina

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Rrugën e Arbrit, borëpastruesja përplas 3 makina
Aksident në Rrugën e Arbrit

Një mjet borëpastrues në rrugën e Arbrit ka shkaktuar një aksident të trefishtë.

Teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Klosit, mjeti borëpastrues goditi një automjet tip Volkswagen që lëvizte në drejtim të Tiranës, i cili më pas u përplas edhe me dy automjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i mjetit Volkswagen u dërgua në spital për ndihmë të specializuar.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin në fjalë.

Ndërkohë mësohet se në zonat e thella malore të Dibrës, si Njësia Administrative Lurë, Kala e Dodës, Muhurr, Selishtë, Zall-Dardhë, Reç, Trebisht, Ostren, si edhe në zonën e Martaneshit, trashësia e dëborës ka kaluar 10 centimetra.

Si pasojë, kanë vijuar vështirësitë në qarkullimin e mjeteve, veçanërisht në rrugët që lidhin fshatrat e thella. Situata është rënduar edhe nga rrëshqitjet e dherave dhe shembjet e pjesshme të rrugëve në disa njësi administrative të qarkut.

Sipas informacionit të marrë pranë bashkive, strukturat vendore janë në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugëve dhe normalizimin e situatës, me qëllim garantimin e lëvizjes dhe sigurisë së banorëve.

aksident në rrugën e arbrit

Lini një Përgjigje