
Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me dominim të vranësirave mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të vijojnë gjatë gjithë 24-orëshit me intensitet kryesisht të ulët. Në disa zona priten edhe shtrëngata afatshkurtra lokale.
Në zonat malore, veçanërisht në Alpe dhe në verilindje–lindje mbi 700–900 metra, si dhe në juglindje mbi 1000 metra lartësi, parashikohen reshje bore me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë nga verilindja në juglindje me një shpejtësi mesatare prej rreth 10 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore pritet të arrijë deri në 22 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 3 deri në 5 ballë.
Lini një Përgjigje