TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2026, 20:49

Skënder Hitaj në krye të Policisë, Karamuço: Opozita e sulmon pasi nuk i gjen lidhje me bandat

Shkruar nga Pamfleti

Skënder Hitaj në krye të Policisë, Karamuço: Opozita

Skënder Hitaj ka marrë drejtimin e Policisë së Shtetit, duke u vendosur në qendër të vëmendjes publike dhe politike që në ditët e para të detyrës.

Emërimi i tij vjen pas largimit të Ilir Prodës, pasi ky i fundit lejoi dhunën në protestën e opozitë, por selia blu nuk i ka kursyer akuzat për drejtuesin e ri.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, e ka lidhur këtë situatë me përplasjen mes aspektit profesional dhe atij politik.

“Ka dy anë medalje shkarkimet: aspekti politik dhe profesional. Numri i vrasjeve dhe veprave penale janë ulur për shkak të menaxhimit dhe metodikave… kemi një performancë shumë të mirë”, u shpreh ai në "Abc News".

Sipas tij, drejtuesit e policisë, përfshirë edhe ata aktualë, shpesh bëhen objekt sulmesh politike.

“Opozitarizmi i sotëm e sulmon për çështje politike sepse nuk i gjejnë lidhje me bandat”, deklaroi Karamuço, duke nënkuptuar se kritikat ndaj drejtuesve nuk mbështeten në prova konkrete.

Ai theksoi se klima e tensionuar politike dhe presioni publik ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrje. “Ishte shumë e nxehtë situata dhe shigjetimet që po merrte qeverisja… çuan në këtë ndryshim për qetësi”, tha ai.

Hitaj mori drejtimin e policisë në një moment sfidues, ku përveç menaxhimit të rendit dhe sigurisë, pritet të përballet edhe me presionin politik dhe pritshmëritë e larta publike.

skënder hita drejtor i ri policia e shtetit

Lini një Përgjigje