TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2026, 15:57

Durrës/ Qyteti përmbytet dhe vuan për ujë, Ujësjellësi do ndërtojë zyra të reja 1.1 miliardë lekë

Shkruar nga Pamfleti
Durrës/ Qyteti përmbytet dhe vuan për ujë,
Foto Ilustruese /

Dy muaj pas përmbytjes së qytetit, Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve shpalli tender për ndërtimin e zyrave të reja të administratës, ndërsa qyteti vijon të vuajë mungesën e ujit dhe rrjetin e amortizuar të kanalizimeve...

Buletini i Prokurimeve Publike i 30 marsit 2026 tregon se Ujësjellës-Kanalizimet e Durrësit kanë hapur tender për ndërtimin e zyrave të reja, me fond limit 108 milionë lekë. Në një qytet që përballet me përmbytje dhe mungesë uji, ky investim ngre pyetje të forta për prioritetet e administrimit.

Edhe këtë vit, përveç mosfunksionimit të hidrovorëve, një nga shkaqet kryesore të përmbytjes së qytetit të Durrësit ishte rrjeti i amortizuar dhe i bllokuar i kanalizimeve, që administrohet nga Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve, megjithëse ndër vite janë paguar miliona euro në tenderë.

Por vetëm dy muaj pas përmbytjes së qytetit, drejtuesit e kësaj shoqërie kanë zgjedhur një tjetër prioritet. Në vend që të shpallin ndërhyrje për rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimeve, kanë hapur procedurë për ndërtimin e zyrave të reja të administratës.

Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 30 mars 2026, Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Durrësit njoftoi tenderin me objekt “Ndërtimi i zyrave të reja të drejtorisë”, me fond limit 108 milionë lekë të reja.

Durrës/ Qyteti përmbytet dhe vuan për ujë,

Sipas materialit, komisioni vlerësues shpalli fituese kompaninë “Everest” sh.p.k., me ofertë 106.5 milionë lekë të reja, ose pothuajse sa gjithë fondi limit. Në të njëjtin material thuhet se në realizimin e punimeve do të përdoren edhe dy nënkontraktorë, kompania “UST-01” sh.p.k. dhe subjekti “Person Fizik Jonida Dupi”, me qendër në Kavajë.

Ajo që mungon deri tani është sqarimi zyrtar mbi burimin e fondit. Nuk dihet publikisht nëse kjo shumë është akorduar nga buxheti i shtetit, nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve apo nga të ardhurat e vetë shoqërisë së Ujësjellës-Kanalizimeve të Durrësit.

Kjo paqartësi bëhet edhe më e rëndë po të shihet gjendja reale e qytetit. Durrësi përballet çdo verë me mungesë uji. Sa herë bien reshje, qyteti përmbytet. Dhe një nga arsyet kryesore mbetet rrjeti i bllokuar i kanalizimeve, që prej vitesh nuk merr zgjidhjen që kërkon.

Sipas të dhënave financiare të përmendura në material, shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Durrësit ka rezultuar me humbje në bilancet e 8 viteve të fundit. Pikërisht për këtë arsye, vendimi për të investuar mbi 100 milionë lekë të reja në zyra të reja administrative hap një pyetje të drejtpërdrejtë, cilat janë prioritetet reale të kësaj ndërmarrjeje?

Në një qytet që kërkon ujë, kanalizime funksionale dhe investime në infrastrukturën bazë, ndërtimi i zyrave të reja nuk duket si nevojë publike. Ai duket si një luks administrativ në kurriz të një shërbimi që nuk po përmbush dot funksionin e vet themelor./Pamfleti

 

ujësjellësi i durrësit zyra të reja

Lini një Përgjigje