TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2026, 14:56

UPDATE/ Edicioni Informativ nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojme te ndiqni nje bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zeze, ku nder te tjera vecojme:

Iranianët hakerojnë sistemin e drejtësisë? – Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme mohojnë sulmin e grupit “Homeland Justice”; bëhet fjalë për faqen e Këshilli i Lartë Gjyqësor, jo sistemin e brendshëm.

SPAK e BKH bastisin vilat e Agasit dhe Beqirit – Në kërkim ndërkombëtar, agjentët sekuestrojnë materiale dhe pajisje në resortin luksoz, në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t.

Lirohet ish-drejtori i burgut të Durrësit – Indrit Cerloj kalon në “arrest shtëpie” pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci; gjykata vlerëson se nuk ka rrezik për manipulimin e provave.

Pezullohet kreu i IMT Tiranë – Rigers Sheqeri nën hetim për “shpërdorim detyre” në skemën e ndërtimeve të paligjshme; dy inspektorë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Shpallet fajtor Ylli Baruti – Ish-zyrtari i Kadastrës dënohet me 1 vit burg për korrupsion aktiv; gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar dhe dënimi kalon në shërbim prove 2-vjeçar.

GJKKO rrëzon kërkesën e Ermal Kurtulajt – Bashkëpunëtori i Ilir Beqajt ofroi garanci pasurore, por mbetet në “arrest me burg”.

“Plumbi i Artë” – Mirza Veli rrëfen në GJKKO momentet kur mësoi se Fatmira Deda ishte e pajetë në garazh; dëshmia sjell detaje mbi lëvizjet dhe raportet me të pandehurit.

Dhunoi një grua në Fier – Një 31-vjeçare sulmohet nga bashkëmoshatari për motive të dobëta; autori arrestohet menjëherë.

18-vjeçari nga Kosova humb jetën – Aksident tragjik në Austri, ku makina e tij u përplas me një kamion në kthesë; plagoset edhe një shtetas rumun.

Dy shqiptarë arrestohen në Angli – Në Calais u kapën duke tentuar të kalonin fshehur në një kamion, njëri i armatosur me silenciator; dyshohet se do takonin bashkëkombës të përfshirë në botën e krimit. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje