TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2026, 13:59

Rritet çmimi i biletës së transportit publik në Dibër, banorët kundër: Tani të dalim me mushkë!

Shkruar nga Pamfleti

Rritet çmimi i biletës së transportit publik në

Rritja e çmimit të karburantit ka sjellë edhe shtrenjtimin e biletave të transportit publik në katër qytetet e Qarkut Dibër, duke prekur veçanërisht linjat ndërqytetase.

Sipas të dhënave, çmimi i biletës për linjën Peshkopi–Tiranë është rritur nga 500 lekë në 600 lekë. Një rritje e ngjashme është regjistruar edhe në linjën Bulqizë–Tiranë, ku bileta ka kaluar nga 300 në 400 lekë për pasagjer., shkruan BW.

Po ashtu, edhe linja Burrel–Tiranë ka pësuar rritje, me çmimin e biletës që është rritur nga 400 në 500 lekë.

Qytetarët shprehen se kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e tyre familjare, pasi rritja e çmimeve nuk është shoqëruar me rritje të të ardhurave. Më të prekurit konsiderohen pensionistët dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, të cilët përballen me shtim të shpenzimeve.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të kompensuar rritjen e kostove të jetesës dhe të shërbimeve.

“Është rritur bileta 1mijë lekë. S’kemi si paguajmë. Se nuk kemi. Jemi burrë e grua, vetëm pensioni. Vetëm me marrë mushkën tani!”, tha një banor.

Rritje çmimesh është vërejtur edhe në transportin nga zonat rurale drejt qendrave urbane, megjithëse në nivele më të ulëta krahasuar me linjat ndërqytetase.

Lini një Përgjigje