TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Mars 2026, 17:07

S’kanë fund skandalet e 'One Albania'/ Bota vuan rritjen e çmimit të naftës, mafia telefonike rrit çmimet e paketave

Shkruar nga Pamfleti
S’kanë fund skandalet e 'One Albania'/ Bota vuan rritjen e
One Albania

"One Albania" rrit tarifat me 2.2% nga 1 maji 2026, duke iu referuar indeksit të çmimeve të INSTAT, ndërsa abonentët përballen me kosto mujore më të larta dhe probleme të përsëritura në shërbim...

Nuk kanë fund skandalet e kompanisë “One Albania”.

Teksa Shqipëria, ashtu si e gjithë bota, po përballet me rritje çmimesh të karburantit për shkak të situatës në Iran, “One Albania” ka shfrytëzuar rastin për të rritur çmimet e paketave të abonentëve. Justifikimi i saj nuk është lufta, por një raport i INSTAT mbi inflacionin.

Abonentëve me kontratë u ka dërguar mesazhe me këtë përmbajtje: “I nderuar Pajtimtar! ONE Albania ju njofton se me efekt nga data 1 Maj 2026, do të përshtasë tarifat për shërbimet celulare bazuar në ndryshimin mesatar vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK) të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në nivelin jo më shumë se 2.2% mbi tarifën standarde të planit tuaj tarifor. Kjo përshtatje kryhet në përputhje me kushtet e kontratës së pajtimit. Ju mund të gjeni në këtë link https://rb.gy/uh8ixt tarifën e përditësuar të planit tuaj tarifor. Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni 123. Faleminderit”.

S’kanë fund skandalet e 'One Albania'/ Bota vuan rritjen e

Pra, çmimet e paketave do të rriten me 2.2% nga 1 maji. Konkretisht, një paketë që kushton 15,000 lekë do të rritet me rreth 330 lekë, duke shkuar në 15,330 lekë në muaj. Ndërkohë, një paketë me vlerë 20,000 lekë do të kushtojë rreth 20,440 lekë pas aplikimit të rritjes. Kjo do të thotë se abonentët do të paguajnë disa qindra lekë më shumë çdo muaj, në varësi të planit tarifor që përdorin.

S’kanë fund skandalet e 'One Albania'/ Bota vuan rritjen e
Tarifa të reja nga 1 maji

Në faqen zyrtare në internet, “One Albania” ka publikuar tarifat e reja për secilën paketë.

Kjo rritje vjen pak ditë pas ndërprerjeve të shërbimit, ku kompania la pa internet dhe pa akses shërbimesh klientët për orë të tëra. Probleme të ngjashme me rrjetin raportohen prej vitesh, përfshirë ndërprerje të shpeshta dhe vështirësi në përdorimin e paketave. 

 

5 Komente

  1. K
    Koment

    Rritja është e lejuar vetëm nëse e ke pranuar në kontratë. Do parë kontrata që këta i bëjnë klientëve. Me shumë gjasë te kontrata nuk thuhet një gjë e tillë, sepse është një kontratë e thjesht aktivizimi pakete rreth 2 faqe mos gaboj.

    1. A
      Andi

      Kompanite me hajdute ne treg nen hijen e Shtetit nje monopol qe vazhdon te na vjedhi edhe nese ke nje kontrate keta e shkelin kete kontrate me kembe gje qe nuk duhet te ndodhe deri ne mbarimin e kontrates kushtet nuk duhet te ndryshojne Lind pyetja kush fshihet aksioner ne keto kompani te frikshme qe vazhdojne te na vjedhin sipas qefit pa marre parasysh ligjet e keti Shteti qe nuk funksionon ? Desha ti kujtoj Kompanise ONE rimburso ata kliente qe u ke mbajtur lekat e ofertes ne menyre abuzive jane me 10 -tra njeri nga ata jam edhe une

      1. E
        ERD

        Shteti Shqiptar ka ul brekët para çdo oligarku e monopoli,përjashtum sbonktu as kompanitë telefonike. A e di ky “mreti” jon që jena nji ndër venet me tarifat më të larta në evrop me atë që ofrohet kundrejt ktij çmimi?? Jepini q* ropt pijani gjakun se veç atyne skeni fut tubat

        1. B
          Bernard

          A me lind e drejta te prish kontraten

          1. S
            Skp

            Vjedhja ligjerohet kur ndahet fitimi. Normal per sa kihe lejohen te operojne vec dy kompani ne treg.Pse sjane keto cmime ne kosove ?!

            Lini një Përgjigje