Duke folur lidhur me fatin e Ervis Martinajt, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se janë marrë në pyetje personazhe të krimit të cilët ndodhen nën masa arresti por kanë refuzuar të flasin. Më tej, eksperti shtoi se duhet negociuar dhe punuar me të penduarit e drejtësisë.
Karamuço tha se është dokumentuar versioni me të dhëna, të siguruara në rrugë operative, për disa personazhe që mund të kenë kryer veprime deri në zhdukjen e plotë, por nuk ka prova.
“Kanë marrë në pyetje personazhe me masë arresti dhe në burgje në lidhje me këtë ngjarje dhe nuk kanë pranuar të japin informacione. Duhet punuar shumë me të penduarit, sepse këto prova të pazëvendësueshme nuk i gjen më, duhet kaluar te dëshmitë. Në rastin e Shijakut kishte pak prova, por u faktua. Kështu duhet të jetë fundi edhe i kësaj ngjarjeje, nëse i besojmë fundit që e kanë vrarë. Duhet thyer.”- tha eksperti.
Ervin Karamuço: Kanë marrë pjesë shumë njerëz, e kanë menduar shumë gjatë sesi do ta kryenin këtë veprim, që mos të linin prova. Hetimet janë bërë pafund, edhe me polumbarë në det, kontrolle banesash, me gjetje të profileve ADN të mundshme, nëse do kishte. Por ka rezultuar negative. Ka zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, që japin version, është i dokumentuar versioni me të dhëna, të siguruara në rrugë operative, për disa personazhe që mund të kenë kryer veprime deri në zhdukjen e plotë, por nuk ka prova. Nuk ka një procedim që të çojë në prova dhe në arreste konkrete e dënime të tyre. Kjo do ngelet gjithë kohën një legjendë me emra konkretë, por nga pikëpamja ligjore nuk do ndëshkohet askush.
Po si nuk keni turp qe thoni skemi prova ku eshte shteti