TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2026, 21:17

Protestat kundër resortit të Ulajt, banorja: Fatmir Shpellzaj ndërhyri në varrezat e fshatit për të marrë tokat

Shkruar nga Pamfleti

Protestat kundër resortit të Ulajt, banorja: Fatmir Shpellzaj

Banorë të fshatit Rrjoll në Velipojë zhvilluan sot një protestë para Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti turistik në zonë nga biznesmeni Bashkim Ulaj. Protestuesit kërkojnë hetim për mënyrën se si janë përfituar pronat ku po zhvillohet projekti.

Një nga banoret e zonës, Luçjana Kokaj, në një intervistë për "Report TV", deklaroi se banorët kanë depozituar disa kallëzime në SPAK lidhur me këtë çështje. Sipas saj, në qendër të akuzave është Fatmir Shpellzaj, i cili pretendon pronësinë mbi tokat ku po ndërtohet resorti.

Kokaj tha se më herët banorët kanë paraqitur një padi ndaj Shpellzajt për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa së fundmi kanë depozituar edhe një tjetër kallëzim, duke kërkuar hetime më të thelluara. Banorja theksoi se, në këtë çështje duhet të hetohen edhe gjyqtarët që kanë firmosur vendimet për pronësinë.

“Ne kemi bërë kallëzim në SPAK dhe shpresojmë që këtë herë çështja të trajtohet seriozisht, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për një person, por për një grup që ka grabitur pronat e banorëve”, u shpreh ajo.

Kokaj pretendon gjithashtu se Shpellzaj ka ndërhyrë edhe në varrezat e fshatit për të mbështetur pretendimet e tij mbi pronësinë e tokës. Sipas saj, ai ka ndryshuar gurët e varreve dhe ka pretenduar se aty janë varrosur të afërmit e tij.

“Na kanë thënë se ai ka sjellë me një furgon blu kockat e stërgjyshit të tij dhe i ka vendosur në varrezat e fshatit për të justifikuar pretendimet për pronën”, tha banorja, duke shtuar se sipas saj bëhet fjalë për një përpjekje për të zaptuar tokat e banorëve.

Ata kërkojnë nga SPAK të hetojë të gjithë procesin e pronësisë dhe vendimet gjyqësore që kanë çuar në ndërtimin e resortit në zonë.

proteste spak rrjoll banoret

Lini një Përgjigje