TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2026, 19:32

Festat ndryshojnë afatet, IdentiTek publikon datat e tërheqjes së dokumenteve biometrike

Shkruar nga Pamfleti

Festat ndryshojnë afatet, IdentiTek publikon datat e tërheqjes së

IdentiTek ka njoftuar qytetarët se, për shkak të festave zyrtare gjatë muajit mars, janë bërë disa ndryshime në datat e tërheqjes së dokumenteve biometrike për ata që kanë aplikuar me procedurë standarde.

Sipas kompanisë, ndryshimi i kalendarit është bërë për të shmangur vonesat gjatë periudhës së festave dhe për të garantuar një shërbim më efikas për qytetarët.

Në njoftim bëhet me dije se pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit për aplikimet e kryera në disa data të caktuara do të mund të tërhiqen sipas një kalendari të ri.

Konkretisht:

-Aplikimet e kryera më 2 dhe 3 mars 2026 do të mund të tërhiqen më 12 dhe 13 mars 2026.
-Aplikimet e bëra më 6 dhe 9 mars 2026 do të mund të tërhiqen më 18 dhe 19 mars 2026.
-Aplikimet e kryera më 10 mars 2026 do të mund të tërhiqen më 19 mars 2026, ndërsa për zyrat në rrethe më 24 mars 2026.

IdentiTek u rekomandon qytetarëve që të planifikojnë tërheqjen e dokumenteve sipas këtij kalendari, në mënyrë që të shmangen pritjet dhe të sigurohet marrja e dokumenteve në kohë.

aplikime pasaporta id

Lini një Përgjigje