TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2026, 19:15

Lufta në Lindjen e Mesme, Paskal Milo në “Të Pashoq”: Konflikti në Iran do të jetë i gjatë!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Lindjen e Mesme, Paskal Milo në “Të Pashoq”:

Ish-Ministri i Jashtëm, Paskal Milo duke komentuar situatën e luftës në Iran, deklaroi se ky do të jetë një konflikt i gjatë dhe jo një përplasje disaditore, siç u propagandua fillimisht apo siç u deklarua nga vetë Presidenti Trump.

I ftuar në emsionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfletit”, Milo deklaroi se Konflikti tashmë po tregon shenja zgjerimi, duke u shtrirë edhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme. Një luftë e kësaj përmase, sipas analistit, do të kërkojë kohën e saj për të përfunduar dhe fundi i saj mbetet i paparashikueshëm. Ai shtoi se duhet të ketë përgatitje për një periudhë të gjatë paqëndrueshmërie.

Pjesë nga intervista:

-12 ditë konflikt, nuk ka shenja për armëpushim, po sakaq as për marrëveshje sepse Trump është i vendosur, kushtet i vendosim ne thotë ai. Irani duket se nuk e pranon këtë qasje. Çfarë po ndodh realisht?

Paskal Milo: Po ndodh ajo që analistë seriozë dhe qarqe politike në mbarë botën kanë gjykuar dhe parashikuar që ky do të jetë një konflikt i gjatë, nuk do të jetë një konflikt disa ditor, siç edhe u propagandua në fillim apo siç vetë Presidenti Trump deklaroi, por është një konflikt që po zgjerohet, për vetë faktin se po shtrihet edhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme dhe që një përmasë e tillë lufte, patjetër që do kohën e vet që të përfundojë dhe varet si do përfundojë dhe kur do përfundojë. Kështu që duhet të jemi të përgatitur që konflikti do zgjasë dhe duhet të jemi të përgatitur që konflikti do ketë rrjedhoja gjithnjë e më të mëdha jo vetëm në adresë të atyre vendeve që rrethojnë Iranin, por edhe më gjerë, edhe deri tek Mesdheu ynë. Tek ne më shumë do të vijnë efektet e kësaj lufte, sepse nuk ka mundësi dhe nuk besoj se ne mund të implikohemi në një luftë të drejtpërdrejtë me Iranin apo dhe në gjithë, në rajon.



milo irani lufta

Lini një Përgjigje