
Diskutimi për opozitën dhe situatën aktuale politike solli një debat të tensionuar mes avokatit Spartak Ngjela dhe anëtares së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana.
Debati nisi në momentin kur Ngjela përmendi disa sondazhe që, sipas tij, janë në disfavor të Partisë Demokratike. Reagimi i Kuçanës ndaj kësaj deklarate e tensionoi më tej diskutimin, duke bërë që avokati të paralajmërojë se do të largohej nga studio.
Gjatë përplasjes në studio, dialogu mes tyre ishte si më poshtë:
Spartak Ngjela: I dini si janë sondazhet që kanë bërë para 10 ditësh?
Ilirjana Kuçana: Cilat sondazhe, të kujt?
Spartak Ngjela: Të perëndimorëve.
Ilirjana Kuçana: Tani, të lutem.
Spartak Ngjela: Të lutem, me mua ji serioz. Ku je, te Saliu je?
Ilirjana Kuçana: Te Saliu keni qenë edhe ju.
Spartak Ngjela: Kam ikur.
Ilirjana Kuçana: Për hir të së vërtetës, Saliu ju ka respektuar.
Spartak Ngjela: Do të largohem! Do të largohem se nuk flitet kështu në politikë me mua!
Ilirjana Kuçana: Ju keni qenë para meje te Saliu dhe unë di që keni qenë i privilegjuar te Saliu.
Spartak Ngjela: E ke marrë vesh si e kanë goditur?
Ilirjana Kuçana: Nuk jemi për këtë sot.
Lini një Përgjigje