TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Mars 2026, 17:13

Kushtetuesja rrëzoi vendimin për mbylljen e ‘TikTok’, reagon familja Cani: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Shkruar nga Pamfleti

Kushtetuesja rrëzoi vendimin për mbylljen e ‘TikTok’,

Familja e të ndjerit Martin Canit, i cili u vra një vit më parë nga bashkëmoshatari i tij pranë Shkolla Fan Noli, ka mirëpritur vendimin e Gjykata Kushtetuese, që shpalli antikushtetues mbylljen e rrjetit social TikTok.

Në një deklaratë zyrtare, familja theksoi se ky vendim i Kushtetueses demaskon hipokrizinë e qeverisë, pasi sipas tyre,  Martini nuk u vra nga TikTok, por nga dështimi i institucioneve.

Ata shtuan se nuk do të lejojnë që emri i djalit të tyre të përdoret për të mbuluar dhe justifikuar dështimin e institucioneve.

“Ky vendim demaskon hipokrizinë e një qeverie që, në vend që të mbante përgjegjësi për dështimet e saj, zgjodhi të përdorte gjakun e djalit tonë si pretekst për censurë dhe manovra politike. Ndërsa shteti merrej me mbylljen e aplikacioneve, dështimi i tij sistematik vazhdoi të prodhonte viktima: fillimisht një i mitur në Maliq dhe së fundmi një tjetër jetë e këputur në Durrës Ne nuk do të heshtim! Kërkojmë drejtësi për Martinin dhe për çdo fëmijë tjetër që ra viktimë e këtij sistemi të kalbur.

Nuk do të lejojmë që emri i djalit tonë, një futbollist me ëndrra dhe një shpirt i pastër, të përdoret më si mburojë për dështimet tuaja.

Zëri ynë bashkohet me çdo familje që sot derdh lot. Kërkojmë veprime, jo fjalë! Kërkojmë siguri, jo censurë!”, thuhet në reagimin e familjes Cani.

cani tiktok

Lini një Përgjigje