TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2026, 14:25

Protesta e PD, rrethohet me barriera metalike edhe Kuvendi

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e PD, rrethohet me barriera metalike edhe Kuvendi
Kuvendi i rrethuar nga barriera metalike

Disa orë përpara se opozita të zhvillojë protestën e rradhës kundër Qeverisë, është blinduar edhe zona pranë Kuvendit të Shqipërisë, atje ku në dy protestat e fundit, zbarkojnë protestuesit pasi largohen nga policia.

Barriera hekuri janë vendosur në të gjithë perimetrin e Kuvendit, duke krijuar një zonë sigurie, që do të mbajë larg protestuesit, nëse edhe sot do të zhvendosen nga Kryeministria te Kuvendi.

Protesta e PD, rrethohet me barriera metalike edhe Kuvendi

Në dy protestat kombëtare të zhvilluara deri më tani, ka pasur përplasje dhe incidente mes protestuesve dhe policisë. Ndaj policisë janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë, ndërsa forcat e rednit kanë reaguar me gaz lotsjellës, topa uji dhe hera herës edhe me shkopinjtë e gomës, në përpjekje për të shpërndarë turmat.

 

kuvendi barriera metalike protesta

Lini një Përgjigje