TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2026, 12:30

Partia Demokratike gati për protestë, ‘blindohet’ Kryeministria; policia nuk jep autorizim

Shkruar nga Pamfleti
Partia Demokratike gati për protestë, ‘blindohet’
‘Blindohet’ Kryeministria

Partia Demokratike ka vijuar përgatitjet për protestën e paralajmëruar për sot në orën 18:00 para Kryeministrisë, edhe pse Policia e Tiranës njoftoi se nuk e ka dhënë autorizimin për zhvillimin e saj.

Përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur një gardh metalik, ndërsa në afërsi po montohet podiumi ku pritet të mbajë fjalën kryetari i PD, Sali Berisha.

Policia sqaroi se vendimi për mosdhënien e lejes u mor pas analizës së riskut. Sipas saj, në protestën e mëparshme pati persona të maskuar që hodhën bomba molotov dhe mjete piroteknike, duke shkaktuar dëmtime te punonjësit e policisë. Autoritetet shtuan se disponojnë informacione për mundësi incidentesh të dhunshme edhe në tubimin e sotëm.

Ndërkohë, policia njoftoi se do të bllokojë disa akse rrugore nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës. Lëvizja e automjeteve do të ndalet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Protesta pritet të zhvillohet në orarin e njoftuar, ndërsa masat e sigurisë janë shtuar në zonën përreth Kryeministrisë.

 

‘blindohet’ kryeministria; partia demokratike gati për protestë

Lini një Përgjigje