Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në Tiranë, ku një person ka humbur jetën pasi është hedhur nga ura në zonën e Unazës së Madhe.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është hedhur nga ura, duke gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra. Bëhet me dije se viktima është një 42-vjeçar me inicialet D.K.
Pamjet tregojnë se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimi i urgjencës, të cilët kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës.
Autoritetet pritet të zbardhin shkaqet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.
"Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit", njofton policia.

Lini një Përgjigje