TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shkurt 2026, 12:46

Ku i ka Edi satelitët: Pas Agollit të FSHZH, edhe Ilir Proda tender 1 milionë Euro për shërbim satelitor

Shkruar nga Pamfleti
Ku i ka Edi satelitët: Pas Agollit të FSHZH, edhe Ilir Proda tender 1
Satelitët e Edit /

6 milionë euro për “Albania 1” e “Albania 2”, por shteti hap tenderë të rinj për shërbime satelitore...

Tre vite pas shpalljes së satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” me vlerë 6 milionë euro, institucionet publike po zhvillojnë tenderë të rinj për shërbime satelitore. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka akorduar 2.7 milionë euro për fotografime ajrore, ndërsa Policia e Shtetit ka hapur një procedurë të klasifikuar me vlerë rreth 1 milion euro për rrjetin Datacom. Kontratat e reja ngrejnë pikëpyetje mbi funksionalitetin dhe efektivitetin e investimit fillestar në satelitët shtetërorë.

Megjithëse tre vite më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi lëshimin në hapësirë të dy satelitëve shqiptarë “Albania 1” dhe “Albania 2”, me vlerë kontrate 6 milionë euro, institucionet dhe entet publike shqiptare po zhvillojnë tenderë me vlera miliona euro për shërbime satelitore.

Pas tenderit me vlerë 2.7 milionë euro, të shpallur më 26 janar 2026 nga Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, për fotografime ajrore të territorit, tender për shërbime satelitore ka shpallur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Sipas njoftimit në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 16 shkurt 2026, Policia e Shtetit, nëpërmjet një procedure të veçantë dhe të klasifikuar “Sekret”, kërkon shërbim satelitor për rrjetin Datacom të Policisë.

Ku i ka Edi satelitët: Pas Agollit të FSHZH, edhe Ilir Proda tender 1

Me Urdhrin e Prokurimit nr. 5, datë 20 janar 2026, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka parashikuar një kontratë me vlerë 946 milionë lekë pa TVSH, e barabartë me rreth 1 milion euro, për këtë shërbim satelitor.

Tenderi, i klasifikuar si shërbim “Sekret” dhe me afat kontrate trevjeçar, do të zhvillohet me procedurë të mbyllur më 26 mars 2026.

Ekziston mundësia që edhe ky tender t’i jepet kompanisë turke “Mescioğlu Mühendislik ve Müşavirlik A.Ş.”, e cila një muaj më parë fitoi tenderin 2.7 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për fotografime satelitore të territorit të Shqipërisë.

Këto miliona euro për shërbime satelitore paguhen nga buxheti i shtetit, ndërkohë që vazhdon të jetë në fuqi kontrata 6 milionë euro për satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Që prej njoftimit të tyre, nuk janë bërë publike rezultate konkrete mbi përdorimin e këtyre satelitëve për monitorimin e ndërtimeve pa leje, rrëshqitjeve të tokës, kontrollin e digave dhe urave, paralajmërimin e përmbytjeve dhe tërmeteve, kontrollin e zjarreve apo fenomene të tjera të sigurisë dhe mjedisit.

Mungesa e informacionit mbi funksionimin efektiv të satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” ka bërë që institucione të ndryshme, përfshirë ato të sigurisë dhe anti-krimit, të vijojnë të kontraktojnë shërbime të reja satelitore me kosto shtesë për buxhetin publik./Pamfleti

 

satelitët ilir proda sherbim satelitor

2 Komente

  1. v
    vt

    Hajduteri, kaq nuk e kuptoni! Perderisa ka ne koke keshilltare cifute, cifutet njihen per hajduteri. Eshte historike kjo, nuk e shpika une!

    1. L
      Lali VK

      Menjeher pas Shkuarjes ne Amerike duhen fillone vjedhja,duhen paguar nje MLD $ si do i gjejejme paguhen der verret qe nuk vihen asnjeher ne sherbin si inceneratoret qe marin akoma nga xhepat tane.

      Lini një Përgjigje