TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2025, 19:09

"Po krijon aleanca kundër SPAK", Gjikondi: Berisha i vetëdijshëm që nuk fiton, kërkon imunitet

Shkruar nga Pamfleti

"Po krijon aleanca kundër SPAK", Gjikondi: Berisha i

Juristja Brizida Gjikondi tha se PD është një parti e copëtuar dhe duhet të quhet partia e Berishës, pasi është në funksion të tij. Gjikondi u shpreh se partia nuk ka moral dhe se janë të gatshëm të krijojnë aleanca për të sulmuar SPAK.

Ajo tha gjithashtu se Berisha ka vetëm interesat e tij dhe të familjes, pasi dëshiron imunitet dhe strehë parlamentare ku të bëhet faktor. Sipas Gjikondit, Berisha nuk i fiton zgjedhjet.

“Nuk pres asnjë surprizë nga Berisha sepse ka vetëm interesat e tij dhe të familjes, do një imunitet dhe strehë parlamentare ku të bëhet faktor, ai nuk fiton zgjedhjet. PD është copëtuar dhe duhet të quhet partia e Berishës që është në funksion të Berishës, kemi partinë e Bashës, të Dash Shehit dhe Alibeajt, të Agron Shehajt dhe kemi shumë të copëtuar që ul fuqinë e votës nga e djathta.

Një parti që nuk ka moral ose një grumbullim personash në rreshtore pas Berishës nuk mund të presësh respektin e SPAK. Berisha e ka me SPAK dhe reformën e drejtësisë sepse është mësuar që drejtësia të jetë në hyqmin e tij. Në momentin ku drejtësia nuk është në hyqmin e tij dhe të politikës, nuk do çuditesha të krijonte aleanca për të sulmuar SPAK.

Shumë persona që janë në hetim, politika do t’i fus në listat e parlamentit ku ke Mediun, Metën, Beriushën, por dhe nga e majta flitet që do të ketë personazhe që janë të inkriminur dhe kundërshtari është drejtësia”, tha ajo për “Abc News”.

Lini një Përgjigje