TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2025, 18:29

"Në PS listat i miraton kryetari", Baçi: Ceno Klosi në listë të sigurt, Rama po i jep imunitet

Shkruar nga Pamfleti

"Në PS listat i miraton kryetari", Baçi: Ceno Klosi

Analisti Agim Baçi ka folur lidhur me listat për kandidatë në zgjedhjet e 11 majit, të cilat do të dorëzohen për pak orë në KQZ.

Duke iu referuar deklaratës së deputetit Petro Koçi i cili shigjetoi emra si Ceno Klosi që hyjnë në listën e sigurt të PS, ndonëse janë në hetim nga SPAK, Baçi tha se kjo lëvizje bëhet për t’i dhënë atij imunitet.

“Ajo që tha Petro Koçi është shumë e rëndësishme. Ai e bëri të qartë se këta nuk duhet të kandidojnë, por duket qartë se po shkojnë në parlament për të marrë imunitet. Në PS, listat i miraton kryetari dhe të tjerë tundin kokën”, tha analisti për “Report Tv”.

Sipas analistit, në krahasim me PS, në listën e PD kanë mbetur jashtë emra të rëndësishëm si Dashnor Sula.

“Nëse arsyeja që Sula u la jashtë është fakti se ai mbështetës i SPAK, kjo do të thotë se PD po krijon një grup parlamentar që kanë si qëllim betejën me SPAK, ose të shkrijnë SPAK”, u shpreh analisti Baçi.

Lini një Përgjigje