TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2025, 15:34

Shpallja e kandidatëve, Lapardhaja: Nuk priten risi, në lista të sigurta besnikët e kryetarëve të partive

Shkruar nga Pamfleti

Shpallja e kandidatëve, Lapardhaja: Nuk priten risi, në lista të

Analisti Namir Lapardhaja ka folur lidhur me afatin e fundit të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet në KQZ për zgjedhjet e 11 majit, i cili është sot në mesnatë.

Lapardhaja tha se dorëzimi i listave në momentin e fundit nuk do ketë ndonjë risi. Ai u shpreh se në lista të sigurta do të jenë besnikët e kryetarëve të partive.

“Dy partitë e mëdha kishin premtuar që nuk do t’i linin në momentin e fundit listat, tregon se s’do kemi ndonjë risi, por do të përsërisim atë që kemi që në listat e sigurta do të vendosen njerëzit besnikë të kryetarëve. Nuk priten surpriza dhe risi”, tha ai për “Report Tv”.

Ai u shpreh gjithashtu se kryeministri Rama është i detyruar të bëjë rifreskim të partisë për shkak edhe të viteve që ka në pushtet.

“Rama në fakt është i detyruar që të bëjë një rifreskim të partisë për shkak të shumë viteve në pushtet dhe do të evidentojë figura të panjohura në politik. Berisha do që të mbledh rreth vetës atë grupin e tij besnik për shkak të rezultatit që dihet që do marrin në 11 maj. Të dyja burojnë nga e njëjta filozofi, pasi kryetari është ai që vendos”, tha Lapradhaja.

Teksa u ndal edhe tek koalicioni i Berishës aleanca ‘Shqipëria Madhështore’, analisti tha se Berisha ka bërë koalicion me parti pa peshë.

“Berisha ka bërë një lloj marrëveshje për shkak të imazhit të ndonjë individi, të tjerët janë politikan pa peshë. Por Berishës i intereson që në zgjedhje partia e tij të marrë më shumë vota. Berisha s’ka ca rifreskon sepse po të ishte për rifreskim do të kishte rifreskuar vetën e tij”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje