Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur Apelin e GJKKO ku pritet të merret pas pak vendimi mbi ankimimin për masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Seanca e nisur një ditë më parë në Apelin e GJKKO zgjati mbi 7 orë dhe në përfundim u shty për ditën e sotme pasi gjyqtari i çështjes kërkoi kohë të njihet me provat e reja të sjella nga dy prokurorët e SPAK Olsi Dado dhe Altin Dumani.
Shtyrja është bërë pasi avokatët e Erion Veliajt kane kerkuar gjate seances kohë që të njihen me provat e reja te paraqitura nga Prokuroret e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani. Ndërkohë që mësohet se dje gjatë seancës Erion Veliajt nuk i kishte ardhur ende radha per te parashtruar argumentet e tij mbrojtese para togave të zeza.
Lini një Përgjigje