TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2025, 13:34

Kryetarja e gruas braktis partinë e Ilir Metës: Do të kërkoj mundësi të tjera

Shkruar nga Pamfleti
Kryetarja e gruas braktis partinë e Ilir Metës: Do të kërkoj
Esmeralda Demiraj

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë, Esmeralda Demiraj ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion në Partinë e Lirisë.

Në një postim në Instagram ajo sqaron edhe arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi.

Demiraj thekson se angazhimi i saj në këtë forcë politike ka patur për qëllim të jetë zëri i qytetarëve. Por në kushtet kur kjo nuk të lejohet, thekson ajo, atëherë largimi është zgjedhja më e drejtë.

“Angazhimi im ka pasur një qëllim të vetëm: të jem zëri i atyre që besuan tek unë, të përfaqësoj shqetësimet, shpresat dhe nevojat e qytetarëve me përkushtim dhe ndershmëri. Besova fort se politika është një mjet për të sjellë ndryshim dhe për të mbrojtur interesat reale të qytetarëve. Megjithatë, kur kushtet nuk të lejojnë të bësh atë që ke premtuar, kur ndjen se nuk mund t’u shërbesh më njerëzve siç duhet, atëherë largimi bëhet zgjedhja më e drejtë dhe më e ndershme”.

Ajo thekson se misioni i saj nuk ka përfunduar këtu, por do të kërkojë mundësi të reja ku vlerësohet meritokracia.

“Ndjej se puna dhe kontributi në parti i secilit prej nesh duhet njohur dhe vlerësuar në mënyrën e duhur. Pasi kam pasur mundësi të reflektoj dhe analizoj, kam marrë vendimin se është koha për të ndaluar dhe për të kërkuar mundësi të tjera që më ofrojnë një mjedis ku vlerësimi dhe respekti janë të ndërsjella, dhe ku meritokracia është parimi udhëheqës. Duke ju falënderuar nga zemra, me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ju garantoj se misioni ynë i përbashkët nuk ka mbaruar. Unë kurrë nuk do të resht së besuari në vlerat dhe parimet që duhet të jenë pjesë e pandashme e politikës në vendin tonë. Kurrë nuk do të resht së besuari se e ardhmja i përket guximtarëve dhe vetëm shqiptarëve”.

esmeralda demiraj

Lini një Përgjigje