TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Mars 2025, 18:35

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së TikTok-ut

Shkruar nga Pamfleti

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së TikTok-ut

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën më 12 mars lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Vendimi është marrë me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Sokol Çomon, Albana shtyllën dhe Mimoza Tasin, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Kapedanit.

Enkeleda Kapedani u shkarkua nga detyra më 18 maj 2022 për probleme në kriterin e pasurisë dhe u çmua se me veprimet e saj kishte cenuar besimin e publikut tek drejtësia, raporton BIRN.

Më 17 janar 2021, në bazë të një marrëveshje, Këshilli i Lartë Gjyqësor e pezulloi Kapedanin nga detyra për 6 muaj, për shkak të një procedimi disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë të Drejtësisë, pas publikimit në TikTok të disa videove të filmuara prej subjektit në zyrë dhe teksa drejtonte automjetin.

Enkeleda Kapedani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Tiranë, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit, ku në vijim ushtroi edhe funksionin e nënkryetares. Ajo u bë e njohur për publikun pasi ishte shumë akitive në rrjetin social TikTok.

Lini një Përgjigje