TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2026, 22:51

“Pensionistët italianë do taksohen 15 për qind”/ Shoqata italo-shqiptare ngre shqetësimin: Është shkelje e marrëveshjes së pensioneve!

Shkruar nga Pamfleti

“Pensionistët italianë do taksohen 15 për qind”/

Pensionistët italianë në Shqipëri përballen me pasiguri mbi taksimin e pensioneve, duke rrezikuar qëndrimin e tyre dhe duke ndikuar në ekonominë lokale. Për këtë çështje, kanë folur dy drejtues të shoqatës familja Italba, një shoqatë që promovon marrëdhëniet italo-shqiptare dhe mbron interesat e italianëve në Shqipëri.

Presidenti i Shoqatës, Giuseppe Mazzei tha se debati mbi taksimin e pensioneve në masën 15% ka krijuar konfuzion. Mazzei deklaroi se shqetësimi ka lindur nga informacione jozyrtare mbi një taksim të mundshëm të pensioneve italiane, të cilat deri më tani, sipas tij, janë trajtuar në të njëjtën mënyrë si pensionet shqiptare, me taksim zero.

Ai e lidh çështjen edhe me marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. Sipas tij, në bazë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, pensionistët italianë nuk duhet të trajtohen në mënyrë më të pafavorshme se pensionistët shqiptarë.

Shoqata jonë ka si qëllim të njohë më mirë Italinë për shqiptarët dhe Shqipërinë për italianët. Ky është ndër organet e para mediatike që ka ngritur publikisht shqetësimin për situatën e pensionistëve italianë që jetojnë në Shqipëri. Ka zëra të pakonfirmuar dhe, deri më tani, mungon një qëndrim i qartë nga autoritetet tatimore shqiptare. Pensionet italiane, të cilat deri tani janë trajtuar njësoj si pensionet shqiptare me taksim zero, mund të tatohen? Disa flasin për një taksë deri në 15%. Kjo pasiguri ka krijuar konfuzion dhe ankth te shumë pensionistë, disa prej të cilëve po mendojnë edhe largimin nga Shqipëria.

Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte shumë e rëndë dhe do të dëmtonte marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Sipas marrëveshjes Shqipëri–Itali, pensionistët italianë nuk mund të trajtohen më keq se pensionistët shqiptarë. Nëse pensionistët shqiptarë nuk paguajnë taksa, as pensionistët italianë nuk duhet të paguajnë”, shprehet ai për emisionin “Të gjitha rrugët çojnë në Romë”.

Një nga argumentet kryesore të shoqatës lidhet me ndikimin ekonomik të pensionistëve italianë në Shqipëri. Sipas Mazzei, rreth 200 milionë euro pensione italiane qarkullojnë çdo vit në ekonominë shqiptare, një shumë që ai e vlerëson si afërsisht 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Këto fonde, sipas tij, përkthehen në qira, konsum ditor, shërbime, transport dhe aktivitete të tjera ekonomike, duke krijuar një “efekt zinxhir” në tregun vendas.

Çdo vit, rreth 200 milionë euro pensione italiane qarkullojnë në Shqipëri. Kjo përbën gati një përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe krijon një efekt zinxhir në ekonomi: qira, konsum, restorante, transport, shërbime. Ata nuk i dëmtojnë ekonominë shqiptare, përkundrazi, sjellin një kontribut të rëndësishëm. Apeli ynë është i thjeshtë: nevojitet qartësi sa më shpejt. Një deklaratë e qartë nga qeveria shqiptare do të garantonte se nuk ka ndryshime nga ajo që ka qenë deri tani. Ne e duam Shqipërinë, ndihemi të mirëpritur dhe duam të vazhdojmë të jetojmë këtu”, thekson ai.

Nënkryetari i shoqatës, Marjus Cela, e sheh problematikën si pasojë të një paqartësie ligjore. Ai thekson se ligji, sipas interpretimit të tij, nuk e specifikon qartë çështjen e taksimit të pensioneve të huaja.

Mendoj se kjo problematikë ka lindur nga një paqartësi ligjore. Ligji nuk e ka të specifikuar qartë çështjen e taksimit të pensioneve. Deri më sot nuk ekziston asnjë rast konkret ku pensionistët italianë të kenë paguar këtë taksë. DIVA është deklarata individuale e të ardhurave. Detyrimi lind vetëm kur tejkalohet një prag i caktuar vjetor. Pensionet nuk njihen nga shteti shqiptar si të ardhura të tatueshme, pasi janë kontribute të dhëna në Itali. Për këtë arsye, ato nuk duhet të tatohen. Një deklaratë zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të mjaftonte për të sqaruar situatën dhe për të hequr çdo dyshim. Do të humbnin qytete si Durrësi, Vlora dhe Tirana. Pensionistët nuk vijnë vetëm për përfitimin fiskal: ata blejnë ose marrin me qira banesa, konsumojnë, krijojnë lidhje sociale dhe sjellin familjarë e miq. Vlera ekonomike dhe sociale që ata krijojnë është shumë më e madhe se vetë pensioni”, shprehet Cela.

pensionet italiane 15% taksë

2 Komente

  1. T
    Tironsi

    Shif shif si u inatosen breshkaxhinjte e Melonit. Po keni 35 vjet qe rropet emigrantet hallexhinj ne Itali, ka içik do e hani edhe ju o mashtrusa. Edhe biles te thoni faleminderit se vetem 15% po ju a fusim ????????????

    1. L
      Luli

      Pensionistet shqiptare jo vetem qe jane taksuar por kjo takse ju a kane marre dhe pa e perfituar akoma pensionin sepse kontributet shoqerore per pensionet ne shqiperi taksohen ne momentin qe behet pagesa e tyre nga punonjesit dmth ju merret taksimi shume kohe me perpara se ata marrin pensionin, disa fatkeqe dhe nuk arrine ta marrin ate pasi ndrojne jete megjithese tatimin e kane paguar, kurse ne itali ndodh e kunderta pensioni taksohet ne momentin kur e merr ate, prandaj dhe duhen taksuar se nuk ka kuptim qe pensionistet shqiptar jane taksuar bile dhe shume vite me pare, kurse keta nuk duan te taksohen, e thjeshte nese nuk duan te shkojne andej nga kan ardhur.

      Lini një Përgjigje