Policia procedoi disa prej deputetëve të PD për protestën e djeshme ku mes emrave ra në sy ai i Belind Këlliçit. Por ky i fundit ndodhet prej afro 10 ditësh në SHBA.
Fillimisht u mendua se ishte një gafë e policisë, por zëdhënësi i saj Genti Mullai ka sqaruar në “News 24” se është e vërtetë. Sipas tij, policia ka pasur informacion se Këlliçi është mes organizatorëve të akteve të dhunës.
“Nuk është lapsus, zoti Këlliçi nuk është proceduar për kundërshtim të punonjësve të policisë por për organizim të tubimit. Policia ka pasur informacionin e nevojshëm dhe janë referuar materialet në Prokurori Tiranë. Pasi kanë mbaruar fjalimet te tubimi para kryeministrisë, kanë filluar aktet e dhunës. Policia është treguar e përmbajtur. I ka bërë thirrje që të distancohet nga aktet e dhunës. Gazi lotsjellës është përdorur para parlamentit pasi sulmi ka qenë me intensitet të lartë para punonjësve të policisë”, tha ai.
Lini një Përgjigje