TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2026, 21:40

PD me “bomba artizanale” në protestë, Artan Hoxha: Janë të rrezikshme edhe për ata që i hedhin

Shkruar nga Pamfleti
PD me “bomba artizanale” në protestë, Artan Hoxha:
Artan Hoxha dhe bombat artizanale

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar protestën dje të opozitës, duke analizuar objektivat e saj dhe mënyrën se si u përdorën fishekzjarret dhe lëndët shpërthyese gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policisë.

Hoxha sqaroi se qëllimi i protestës nuk ishte marrja e objekteve apo godinave shtetërore, por një demonstrim force dhe mesazh ndaj qeverisë. Ai theksoi rreziqet që këto mjete paraqesin jo vetëm për pjesëmarrësit, por edhe për efektivët e rendit ndërsa tha se përdorimi i kapsollave dhe fishekzjarreve gjatë protestës përbën një rrezik të madh për jetën e qytetarëve.

 Hoxha shpjegoi se kapsollat shpërthejnë me efekt të drejtpërdrejtë dhe mund të dëmtojnë edhe vetë atë që i hedh, si dhe protestuesit e tjerë apo policinë:

I vetmi efekt aty negativ i kësaj regjie të madhe është që mund të rrezikosh jetën e qytetarëve. Sepse në vetvete ai kapsoll shpërthen lëndën eksplozive dhe ajo përhapet, duke mundur të godasë pjesë të zbuluara të trupit dhe dëmi që merr mund të jetë jashtëzakonisht i madh. Ajo mund t’i ndodhë dhe atij që hedh vetë, po mund t’i ndodhë edhe atij që e hedh gabimisht”, tha ai në “Euronews Albania”.

Gazetari shpjegoi se përdorimi i kapsollave dhe fishekzjarreve shpesh ka për qëllim efektin vizual dhe mediatik, duke u kapur menjëherë nga mediat ndërkombëtare, por kjo nuk ndryshon faktin se lëndët eksplozive mbeten të rrezikshme për jetën dhe sigurinë e të gjithëve në shesh.

pd proteste artan hoxha

Lini një Përgjigje