TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2026, 21:17

Protesta e opozitës, Karamuço hedh poshtë pretendimet e Berishës: Nuk janë përdorur plumba gome

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e opozitës, Karamuço hedh poshtë pretendimet e
Ervin Karamuço

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço tha se policët në protestën e opozitës u goditën me eksploziv artizanal dhe jo molotov. Ai shpjegoi përse i konsideron eksploziv artizanal, ndërsa nënvizon se këto bomba artizanale të rrezikojnë edhe jetën.

Gjithashtu ai theksoi se nuk ka pasur përdorim të snajperit apo pushkë me plumba gome, duke shtuar se policia u tregua plotësisht brenda standardeve në tubim.

“Policët u goditën me eksplozivë, jo molotovë. Ishin, eksploziv artizanal, duhet ta heqim termin molotov sepse nuk është molotov klasik. Ato që pamë janë në familjen e eksplozivëve. Shpërthimin e ka në nivelin e eksplozivit dhe bën një diametër të madh të përhapjes së flakës, por ka edhe valë goditëse.  Vala goditëse që çon këto copat dhe një polici i është futur 10 centimetra brenda në këmbë dhe duhet të operohet. Unë nuk do ta konsideroja më molotov, por një bombë artizanale e intensitetit të moderuar. Pas hedhjes së këtyre atëherë policia nisi me përshkallëzimin e të gjithë veprimeve të saj dhe më agresive”, tha ai në emisionin “Real Story” në ABC News.

karamuço berisha

Lini një Përgjigje