TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2026, 22:16

“Militantët do të lirohen”, Artan Hoxha tregon ku gaboi policia në protestën e PD

Shkruar nga Pamfleti
“Militantët do të lirohen”, Artan Hoxha tregon ku gaboi
Artana Hoxha & protesta dje

Gazetari, Artan Hoxha ka folur lidhur me protestën kombëtarë të PD-së të zhvilluar të martën para Kryeministrisë dhe Parlamentit. Hoxha theksoi se reagimi i policisë ndaj protestuesve ishte i madh ndërsa ata nuk përbënin ndonjë kërcënim.

Sa i përket personave të arrestuar lidhur me incidentet e regjistruara në protestë, Hoxha theksoi se edhe në protestat e mëparshme ata janë liruara nga Gjykata. Sipas tij, gjykata ka konstatuar se protestuesit e arrestuar nuk ishin kërcënim për rendin.

Tani edhe në protestat e mëparshme, edhe pse është përdorur pothuaj e njëjta gjuhë, afërsisht e njëjta gjuhë personat që janë arrestuar janë liruar nga drejtësia nga gjykata. Pra gjykata ndryshe nga ç’ thonë këta, nuk ka konstatuar në atë rast që qytetarët që janë arrestuar kanë rrezikshmëri dhe kërcënim për rendin kushtetues.

E ka vendosur gjykata, gjykata e republikës ajo. Pra gjykata deri tani nuk i ka dhënë të drejtë as kryeministrit dhe as ministrit se i ka liruar njerëzit. I ka hetuar në gjendje të lirë po i ka liruar. Ndërkohë në rastin e fundit palët mundohet të kapen mbas bilancit. Por thashë edhe njëherë, në një situatë ku kemi protestues dhe polici të stërvitur, pjesën kryesore të përgjegjësisë e mban policia se ai është i trajnuar dhe i stërvitur për ta përballuar atë situatë.

Pra polici është i mbrojtur, është me skafandër, është me mburojë, mund të jetë dhe me jelek brenda, është me pajisje kundër gaz. Pra është i trajnuar, protestuesi aty mund të jetë sepse në një grup mund të jenë 100 persona por njëri është aktiv.

Po ti tani të 100 ata personat, ai qytetar i thjeshtë, familjar mund të jetë me vajzën, mund të jetë me motrën, me vëllain, me një me një të sëmurë aty. Pra që ka ardhur të protestojë si çdo njeri, ka të drejtën e protestës. Nuk mund të reagosh në atë lloj forme kur ata nuk përbëjnë kërcënim”, tha ai në "Euronews Albania".

artan hoxha proteste

Lini një Përgjigje