
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar deklaratat e kreut të PD, Sali Berisha se deputeti Nallbati u dhunua në protestë me urdhër të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, Sokol Bizhga.
Në deklaratat e tij për media, Berisha kujtoi edhe ngjarje të ’97. Ai përmend një episod sulmi ndaj një mjeti policie gjatë largimit nga Saranda, ku një grup i armatosur që kishte ngritur postbllok hapi zjarr ndaj makinës.
Si pasojë, një polic humbi jetën dhe u dogj brenda automjetit, një tjetër u rrëmbye, ndërsa Bizhga mbeti i plagosur. Ai, së bashku me një efektiv tjetër, arriti fillimisht në Gjirokastër për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas në Tiranë.
Karamuço tha se kryedemokrati duhet të merrej me atë që e urdhëroi të vendosej në Sarandë, teksa shton se ishte vetë Berisha në kohën kur ishin në pushtet.
Sipas ekspertit, Bizhga nuk duhet bërë përgjegjës për ngjarjen, pasi, sipas tij, ai ishte urdhëruar të shkonte në Sarandë për vendosjen e rendit dhe sigurisë. Ai theksoi gjithashtu se nga ana e policisë, lidhur me këtë çështje po bëhen kallëzime penale në SPAK.
“Një histori që nuk e bën fajtor zotin Bizhga por që e urdhëruan të shkonte. Ai që urdhëroi të shkonte është Agim Shehu me urdhër të zotit Berisha. Që të vendosej rendi e siguria në Sarandë në ’97. Duke dalë nga Saranda, një grup që kishin krijuar një postbllok, qëllohet makina, vritet njëri prej policëve digjet brenda në makinë, një rrëmbehet. Zoti Bizhga që plagoset, së bashku me një polici tjetër mbërrin në Gjirokastër marrin mjekim aty dhe më pas në Tiranë. Zoti Berisha nuk e ka pritur që nëndrejtori Bizhga të plagosej. Zoti Bizhga nuk është një histori për ta lincuar, ajo e nxjerr hero. Ai i urdhëruar në kohën ishin këta në pushtet. E përmendi sepse drejtimi operacional ishte ndarë në dy pjesë. Drejtor Alushi, ishte i dislokuar te Kryeministria, ndërsa Kuvendin ia kishin lënë nëndrejtor Bizhgës dhe për shkak të përshkallëzimit që u provokuan nga bombat, ata ia faturuan Bizhgës. Unë di që po bëhen referime, kallëzime penal në SPAK për disa prej deputetëve në lidhje me këtë çështje nga ana e policisë”, tha Karamuço për “Abc News”.
Ky është bo i neveritshëm
Po lepirese esht edhe ky