
Operacioni për goditjen e grupit kriminal të trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, ku u arrestuan 4 të rinj nga Kosova dhe u sekuestruan 10 armë, mund të kishte zbuluar edhe pritësit e pistoletave.
Eksperti për kriminalistikën Fatjon Softa, i ftuar në emisionin ‘Studion Live’ në Report Tv tha se policia duhet të kishte lejuar vazhdimin e operacionit dhe të kishte mbajtur në mbikqyrje mjetin me të cilin udhëtonin të rinjtë për të parë pritësit.
“Mund të kishte një detajim se kush ishin pritësit. Rasti i dytë që sillen armë nga Kosova në Shqipëri. Duhet të kishte një linjë të dytë për të kontrolluar. Ata që e kanë bërë aksionin kanë qenë me shumë informacione. Kanë pasur informacion së ajo makinë ka armë në bagazh. Gjatë gjithë kohës mundësia e ndjekjes nga pika kufitare në pikën e ndjekjes ka qenë. Nga momenti i ndalimit mund ta mbajë nën kontroll dhe se kush mund të ishte pritësi i tyre”, tha Softa.
Lini një Përgjigje