Pas pak çastesh trajneri i kombëtares Sylvinho do publikojë listën me futbollistët e grumbulluar për kampionatin europian të Gjermanisë. Shumë enigma do marrin përgjigjje, pasi që prej kualifikimit dhe deri më tani janë përfolur shumë emra që mund të ngelin jashtë.
Në listë nuk përjashtohen as surprizat, ndërsa trajner Sylvinho do dalë para mediave në orën 16:00 për të shpjeguar zgjedhjet e bëra. Ndeshja e parë e kombëtares në Europian do jetë kundër Italisë më 15 shtator, ndërsa deri atëherë do jenë edhe dy miqësore për përgatitje.
Fillimisht kundër Litenshtejnit më 3 qershor dhe kundër Azerbajxhanit me 7 shtator.
“Gjigantët” turq të Besiktas ka bërë të ditur se Ernest Muçi do të jetë i grumbulluar nga trajneri Sylvinho si pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.
Fantazisti shqiptar ka qenë në një formë mjaft të mirë në këtë sezon, në pjesën e parë me Legian dhe në të dytën me klubin turk, ndaj pakkush kishte dyshime që do të ishte pjesë e grumbullimit të Shqipërisë. Ai pritet të rivalizoje me Nedim Bajramin për një vend në mesfushën e Kombëtares, pasi Sylvinho i sheh këta dy lojtarë si të ngjashëm në tiparet e tyre në funksion të lojës së “Kuqezinjve”.
Lini një Përgjigje