TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2024, 12:40

Takimet e Ramës me diasporën, Daci: Çfarë po teston dhe qëllimi që ka kryeministri!

Shkruar nga Pamfleti

Takimet e Ramës me diasporën, Daci: Çfarë po teston dhe

Politologu Alban Daci ka analizuar takimet e kryeministrit Rama me diasporën jashtë vendit.

Daci tha se takimet kanë ngritur shumë pikëpyetje se pse ato po zhvillohen dhe çfarë do të përfitojnë shqiptarët e diasporës.

Sipas tij, turet e kryeministrit jashtë vendit janë një testim i mbështetjes së diasporës ndaj qeverisjes së tij.

Ai shtoi se nëse Rama bindet nga takimet që ka mbështetjen e shqiptarëve jashtë vendit ai do ta bëjë realitet votën e diasporës.

Unë mendoj se Rama po teston diasporën në lidhje me kuotat e tij politike. Pra, në qoftë se takimet e diasporës do të konfirmojnë faktin që Rama mbetet lider i preferuar, pa harruar këtu që Rama ka dhe pushtetin, ka të gjitha mundësitë. Një kryetar opozite nuk e bën kurrë këtë takim në Milano, ka një mijë e një arsye, që nga shpenzimet, burimet njerëzore, etj. Dhe nëse do të rezultojnë si takime në favor të Ramës, ai menjëherë do të bëjë të mundur votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë,” tha Daci.

Diskutimi mbi votat e shqiparëve që jetojnë në vende te tjera ka qenë një diskutim i nxehtë. Në shumë vende po zhvillohen portesta për të bërë të mundur votimin e diasporës.

Lini një Përgjigje