TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2024, 12:08

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e opozitës për Ligjin e Komisioneve Hetimore

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e opozitës për Ligjin e

Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë ditën e sotme, ankimimin e opozitës për Ligjin e Komisionieve Hetimore. Ligji i ri për Komsionet Hetimore u miratua mes kaosit dhjetorin e vitit të kaluar nga mazhoranca dhe u kontestua nga opozita në Parlament.

Kreu i grupit parlametar në PD, Gazement Bardhi, kërkoi fillimisht ta kthente në Kuvend për rishqyrtim ligjin, ndërsa renditi edhe 5 arsyet pse sipas tij është antikushtetues. Kontestimi i deputetëve të opozitës u dërgua në Kushtetuese muajin e kaluar, pasi sipas tyre mazhoranca synon të privojë opozitën të kontrollojë veprimtarinë e qeverisë.

“Opozita ka paraqitur argumentet kundër ligjit për Komisionet Hetimore. Pritet të shikohet nëse nga ana e Gjykatës Kushtetuese do të ketë një vendim për ta pezulluar apo jo. Në rast se Gjykata Kushtetuese do ta pezullojë ligjin atëherë do të reflektohet tek Komisionet hetimore, pasi nga dita e nesërme Komisioni Hetimor për sistemin TIMS do të funksionojnë me anë të ligjit të vjetër. Pika e dytë është ajo e mbledhjes së provave që do të vendosen në funksion të hetimit", thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lini një Përgjigje