TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2024, 09:43

Ra nga lartësia teksa po punonte, ndërron jetë 28-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Ra nga lartësia teksa po punonte, ndërron jetë 28-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 28-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një pallat në ndërtim e sipër.

Mësohet se i riu ka qenë duke punuar në pallat, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lini një Përgjigje