TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2024, 21:22

"Nuk ka bërë asgjë për Diasporën", Kreu i Shoqatës Shqiptaro-Italiane për takimin e Ramës: Mund të mashtrojë në Greqi, por me ne nuk i ecën!

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk ka bërë asgjë për Diasporën", Kreu i

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Italiane Abruzzo, Luan Hallulli ka folur për takimit e Ramës në Milano me shqiptarët e Italisë. Ai nuk e ka kursyer zhgënjimin e tij mbi takimin, teksa theksoi se Qeveria e tij nuk ka bërë asgjë për ta.

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Italiane Abruzzo, Luan Hallulli deklaroi ndër të tjera se Rama mund të mashtrojë në Greqi, por me ne s’i ecën.

Hallulli tha se në 11 vite si kryeministër sot ishte hera e dytë që ai u takua me shqiptarët e Italisë. Ai theksoi se përderisa nuk u ka mundësuar të drejtën e votës, nuk ka arsye për ta vlerësuar.

“Kryeministri Rama sa herë që vjen në Itali, na vjen edhe na fton që ne të investojmë në Shqipëri. Por çdo gjë është e kundër e kryeministrit Rama. Pritjen e kanë bërë jo pak të mirë për atë që ka bërë Rama për Diasporën.

Është shumë e fortë që e kanë pritur me atë entuziasëm, sepse nuk e meriton Rama që të pritet me atë entuziasëm në Milano. Sepse Rama, qeveria Rama nuk ka bërë  asgjë për Diasporën.

Nuk kemi një të drejtë vote. Na premtoi që do na realizonin votën e Diasporës, edhe nuk e bënë të mundur. Rama sa herë vjen në Itali pretendon të presin me çdo kusht por është një gjë e mirë edhe ajo protesta e djemve që protestuan sot në Milano. Ka bërë marrëveshjen për pensionet, vetëm këtë ka bërë nuk ka bërë asgjë tjetër.

Kryeministri Rama nuk ka bërë asgjë për Diasporën. Bëri një ministri Diaspore edhe atë siç e bëri e shkriu. Na thirri dy herë për të ngrënë një pjatë makaronë në Tiranë edhe e mbaroi”, tha Kreu i shoqatës Shqiptaro-Italiane për “Ora News”.

Lini një Përgjigje