TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2024, 13:05

Mitingjet në diasporë, Kreshnik Spahiu: Rama do të vrasë me një gur disa zogj, mesazh Albin Kurtit

Shkruar nga Pamfleti
Mitingjet në diasporë, Kreshnik Spahiu: Rama do të vrasë me
Spahiu dhe Rama

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se një ndër qëllimet që do të arrijë kryeministri Edi Rama përmes tureve të takimeve me shqiptarët në Europë, është të rivalizojë Albin Kurtin.

Spahiu tha se Rama kërkon t’i tregojë komunitetit ndërkombëtar se është lider më popullor se Kurti te shqiptarët në diasporë.

Këto komentet të Spahiut vijnë në një kohë që Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me shqiptarët në Milano, pak ditë pas takimit të zhvilluar me bashkëkombasit tanë në Athinë.

“Rama me një gur do të vrasë disa zogj. E para do të lëri në hije dhe po rivalizon Albin Kurtin. Me këtë tur takimesh në gjithë Europën, duke shkuar deri në SHBA, ai po jep një mesazh te komuniteti ndërkombëtar se ai është lider më popullor te shqiptarët dhe diaspora sesa Albin Kurti.

Me pjesëmarrjen në takim, popullariteti dhe lëvizjet masive sa do të vijnë e do të rriten. Do të jetë në Londër dhe në prag të Europianit në Gjermani. Dhe këtë Rama do e shfrytëzojë politikisht. Në gjermani do jetë kulmi i vëmendjes së gjithë shqiptarizmit për shkak të Euro2024”, tha Spahiu në Euronews Albania.

 

rama milano kurti

Lini një Përgjigje