Kreu i qeverisë, Edi Rama po përgatitet të takojë në Milano emigrantët shqiptarë ditën e sotme.
Mes atyre që kanë udhëtuar drejt Italisë për të marrë pjesë në takim në mbështetje të tij, shumë shqiptarë të Italisë kanë kundërshtuar këtë takim duke protestuar.
Një parullë kundër Ramës është shfaqur ne vendin ku do zhvillohet takimi.
“Me Kurtin Shqipëria Shpreson, me ty Shqipëria vdes”, shkruhet në mesazh.

Kjo parullë kundër Ramës e vendosur në Bustio Arsizio.
Edhe në Athinë kreu i qeverisë u prit nga emigrantë shqiptarë të cilët kundërshtojnë politikat e tij dhe korrupsionin që bën qeveria e tij qendrore dhe lokale.
Pas takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë, kryeministri Edi Rama do të takohet sot me shqiptarët e Italisë në pallatin e sportit në Busto Arsizio dhe aktiviteti do të nisë në orën 11.00.
Në një postim të bërë në mediat sociale mëngjesin e së dielës, kreu i qeverisë shkruan se “sipas kërkesës, kësaj radhe pallati i sportit do të jetë më i madh se ai në Athinë.”
Turi i diasporës nisi të dielën e 12 majit në Athinë, ku kreu i qeverisë u takua me shqiptarët e Greqisë, i radhës është takimi i Milanos dhe më pas në qershor do të bëhet në Londër, takimi me shqiptarët e Britanisë së Madhe e më pas më 16 qershor në Dusseldorf me shqiptarët e Gjermanisë.
Lini një Përgjigje