TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2024, 07:33

“I çuan fjalë 1 javë para zhdukjes”,gazetari: Pse Policia nuk e thotë të vërtetën ç'ka ndodhur me Ervis Martinajn

Shkruar nga Pamfleti
“I çuan fjalë 1 javë para zhdukjes”,gazetari: Pse
Ervis Martinaj

Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur disa detaje të reja lidhur me zhdukjen e Ervis Martinaj. Ai shprehet se Policia e Shtetit e di fatin e tij, ndërsa tregoi arsyet pse sipas tij nuk thuhet publikisht.


Gjithashtu, ai tregoi se Ervis Martinaj kishte marrë një mesazh disa ditë para se të zhdukej, pasi në atentatin e 17 korrikut ishte ekzekutuar djali i xhaxhait të tij, Brilant Martinaj, ndërsa disa ditë më vonë ishte vrarë vrarë Klinsman Prençi dhe plagosur Ylli Ibrahimi.

Ky i fundit konsiderohej krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

“Pas disa ngjarjeve të rënda kriminale, vrasja e kushëririt në 17 korrrik, atentati ndaj krahut të djathtë Ylli Ibrahimi dhe 1 javë më pas, këtë informacion e ka edhe Policia e Shtetit, Ervis Martinajt i kanë çuar fjalë, duke e kërcënuar, i kanë thënë që “tashmë radhën e ke ti”. Janë bërë bashkë disa banda kriminale, ka edhe implikim të Policisë së Shtetit në këtë ngjarje, punonjës të cilës. Policia e Shtetit e di të vërtetën për Ervis Martinajn por nuk e thotë. E vërteta e Ervis Martinajt lidh shumë fusha përveç krimit të organizuar, lojërat të fatit dhe Policisë së Shteit, lidh edhe politikën. Kanë kaluar dy vite nga zhdukja e Ervis Martinajt. E vërteta e Ervis Martinajt do të lihet enigmë, nuk do të zbardhet”, tha Çelmeta.

Ai shton se “për të vërtetën e Ervis Martinajt ka implikim edhe Policia e Shtetit”.

“Ka shumë zyrtarë të policisë, drejtues të saj që merrnin haraçin nga Martinaj i cili kontrollonte lojërat e fatit dhe ndonte të ishte i paprekshëm duke kontrolluar territorin. Përfshirja e drejtuesve të Policisë bën që kjo ngjarje të mos zbardhet”, tha ai në emisionin 'Kjo Javë'.

ervis martinaj

Lini një Përgjigje