
Ditën e sotme u organizua parada e komunitetit LBTQ+, Për herë të 12-të, në vendin tone. Kjo paradë bëhet në vazhdimësi të aktiviteteve, ku pjestarë të komunitetit kërkojnë të drejta të barabarta, mos të diskriminohen dhe bullizohen.
Pavarësisht reshjeve të shiut, me moton “Çdo ngjyrë një familje” dhe thirrjet “Rruga është e jona!”, aktivistë të LGBT+ marshuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Të pranishëm ishin edhe dy ambasadorë, ambasadori britanik Alastair King-Smith si dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato. Ndërsa shoqëria ka vërshuar në një lumë komentesh dhe reagimesh ndaj martesës së dy grave në Bashkinë e Tiranës.
Lini një Përgjigje